Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Lufta e brendshme e Partisë Socialiste dhe SPAK si 'arbitër'

Ekzekutimi i Sel Çamit, del nga gjendja kritike nipi i plagopsur, dërgohet në reanimacion

18:00, 23/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit i njohur si Sel Çami, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të ndodhur sot në Fier, ka dalë nga gjendja kritike për jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Fierit.

Hasani ka marrë tre plumba në trup dhe i është nënshtruar një operacioni për trajtimin e plagëve të marra.

Pas përfundimit të ndërhyrjes, ai është dërguar në repartin e reanimacionit, ku do të vijojë të qëndrojë nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve.

Pavarësisht përmirësimit të gjendjes shëndetësore, i plagosuri mbetet nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore dhe masa të shtuara sigurie.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për atentatin ku u ekzekutua në Fier Sel Çami.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco