• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’përfitojmë nga transfertat e parave IPSA?

Paratë transferohen për 10 sekonda, 24 orë në 24 dhe 7 ditë në 7 ditë të javës

by A. Q
23/11/2026 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Nga sot, 23 nëntor 2026, Banka e Shqipërisë ka vënë zyrtarisht në funksionim sistemin IPSA (TIPS Clone).

Ky sistem përfaqëson një infrastrukturë të re financiare, që na mundëson kryerjen e transfertave të menjëhershme të parave ndërmjet bankave, si në lekë, ashtu edhe në euro.

Çfarë ndryshon me IPSA?

Ky zhvillim nuk është thjesht një risi teknologjike për sektorin bankar. Ai përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si ne si qytetarë dhe bizneset do të kryejmë pagesat, do të administrojmë paratë dhe do të ndërveprojmë me sistemin financiar.

Në thelb, kemi të bëjmë me kalimin nga një sistem ku shpejtësia e transfertave bankare varej nga procedurat dhe oraret e përpunimit të bankave, drejt një sistemi ku paratë mund të kalojnë nga një llogari në tjetrën, nga një bankë në tjetrën në kohë reale. Pra, pa pritur hapjen e bankës ditën tjetër më 9 të mëngjezit, për shembull.

Me aktivizimin e IPSA-s, qytetarët dhe bizneset transferojnë para nga një bankë në tjetrën brenda pak sekondash, përmes aplikacioneve bankare, pa qenë e nevojshme të presin orët apo ditët e përpunimit që karakterizonin një pjesë të transfertave bankare tradicionale.

Për të kryer një transfertë parash, ne si qytetarë mjafton të hyjmë në aplikacionin e bankës sonë tregtare, ku kemi llogarinë në lekë apo euro, dhe të zgjedhin opsionin (variantin) e pagesës së menjëhershme. Pra, shpejtësia e pagesës nuk është më një privilegj i transfertave brenda së njëjtës bankë, por bëhet një mundësi edhe për transfertat ndërmjet bankave.

Një nga risitë më të rëndësishme është eliminimi i komisioneve për transfertat deri në 40 mijë lekë. Për qytetarët, kjo do të thotë që pagesat e vogla të përditshme, dërgimi i parave tek familjarët, pagesat mes individëve apo shlyerja e detyrimeve të ndryshme do të kryhen pa kosto shtesë, përmes aplikacioneve bankare.

Ky është një nxitës i drejtpërdrejtë për të përdorur më shumë paranë elektronike dhe për të reduktuar përdorimin e parasë fizike. Në një ekonomi si e jona, ku paraja cash vazhdon të ketë një peshë të konsiderueshme në transaksionet tona të përditshme, ulja e kostos dhe e kohës së pagesave ndikon ndjeshëm në sjelljen tonë financiare.

Nga shpejtësia e pagesave tek rritja e eficiencës ekonomike

Rëndësia e IPSA-s duhet parë përtej përfitimit individual të çdonjërit prej nesh si qytetarë apo sipërmarrës. Një sistem pagesash që funksionon në kohë reale është një mekanizëm që përmirëson qarkullimin e parasë në të gjithë ekonominë tonë.

Për bizneset, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, shpejtësia e arkëtimeve dhe e transfertave është një element thelbësor i aktivitetit të tyre të përditshëm. Kur një biznes merr pagesën menjëherë, ai mund t’i përdorë fondet për të paguar furnitorët, punonjësit apo detyrimet e tjera, pa pasur nevojë të presë për përpunimin e transfertave.

Kjo përmirëson administrimin e likuiditetit, redukton nevojën për të mbajtur rezerva të panevojshme parash dhe lehtëson planifikimin financiar. Për një biznes të vogël, edhe një ditë më pak pritjeje për arkëtimin e një fature ka rëndësi për vazhdimësinë e aktivitetit ekonomik.

Përfitimet janë të dukshme edhe në marrëdhëniet ndërmjet bizneseve dhe konsumatorëve. Pagesat e menjëhershme mund të lehtësojnë tregtinë elektronike, shërbimet në distancë dhe transaksionet e përditshme, duke krijuar një mjedis më të shpejtë dhe më praktik për zhvillimin e aktivitetit tregtar.

  1. Tabela 1. Përfitimet nga IPSA
  2. Ul koston e transfertave (zero lekë deri në 40.000 lekë)
  3. Përmirëson administrimin e likuiditetit
  4. Pakëson neojën për të mbajtur rezerva të panevojshme parash
  5. Lehtëson planifikimin financiar
  6. Lehtëson tregtinë elektronike
  7. Nxit shërbimet në distancë
  8. Përshpejton qarkullimin e parasë

Në këtë kuptim, IPSA nuk është vetëm një sistem i ri bankar. Ai është një instrument që përshpejton qarkullimin e parasë, të reduktojë kostot e transaksioneve dhe të rrisë produktivitetin e ekonomisë.

Një infrastrukturë sipas modelit evropian TIPS

Një tjetër dimension i rëndësishëm i kësaj infrastrukture është përafrimi me infrastrukturën evropiane të pagesave. Sistemi IPSA është ndërtuar sipas modelit TIPS (TARGET Instant Payment Settlement-në shqip, Marrëveshja e Pagesave të Menjëhershme), i cili përdoret në Bashkimin Evropian për shlyerjen e pagesave të menjëhershme.

Kjo zgjedhje ka rëndësi strategjike, sepse Shqipëria nuk po zhvillon thjesht një zgjidhje teknologjike të izoluar, por po përafron infrastrukturën e saj financiare me një model të përdorur në tregun evropian.

Në kushtet kur integrimi në Bashkimin Evropian kërkon përafrimin jo vetëm të legjislacionit, por edhe të sistemeve dhe standardeve ekonomike, modernizimi i pagesave përbën një pjesë konkrete të procesit të integrimit.

Sinergjia SEPA-IPSA

Nga 7 nëntori 2025, ne jemi konkretisht në Zonën SEPA të pagesave bankare dhe këtë lehtësim dhe kursim kemi 13 muaj që po e ndjejmë.

Ndërsa Zona Unike e Pagesave në Euro (SEPA) lehtëson transfertat në euro ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve pjesëmarrëse në këtë hapësirë, IPSA na mundëson pagesa të menjëhershme ndërmjet bankave në sistemin tonë bankar, si në lekë, ashtu edhe në euro.

Pra, kemi dy mekanizma që plotësojnë njëri-tjetrin. I pari lehtëson integrimin e Shqipërisë në hapësirën evropiane të pagesave, ndërsa i dyti modernizon qarkullimin e parasë brenda vendit.

400 milionë euro kursime të mundshme për ekonominë shqiptare!

Për të kuptuar përmasat ekonomike të modernizimit të pagesave, mjafton të kujtojmë një vlerësim të Bankës së Shqipërisë, të realizuar në bashkëpunim me Bankën Botërore. Sipas këtij studimi, kalimi nga pagesat me para fizike dhe transfertat në sportelet bankare drejt pagesave elektronike po i sjell gradualisht ekonomisë shqiptare kursime prej rreth 400 milionë eurosh.

Kjo është një shifër me rëndësi të veçantë për një ekonomi si e jona. Ajo tregon se modernizimi i pagesave nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe një burim i mundshëm i konsiderueshëm leverdishërie ekonomike.

Kursimet lidhen me disa faktorë: me reduktimin e kostove të prodhimit, transportit, administrimit dhe sigurisë së parasë fizike; me pakësimin e kohës që qytetarët dhe bizneset shpenzojnë për të kryer pagesa; me uljen e kostove të transaksioneve dhe me rritjen e transparencës së qarkullimit monetar.

Nëse një pjesë e konsiderueshme e pagesave që sot kryhen me para në dorë do të kalonte në kanale elektronike, ekonomia jonë do të përfitonte nga një përdorim më racional i burimeve. Koha që qytetarët shpenzojnë për të shkuar në banka apo për të tërhequr para në sportele dhe bankomate, do të mund të përdorej për aktivitete të tjera ekonomike dhe produktive.

Po kështu, bizneset kanë mundësi të reduktojnë kostot administrative dhe të përmirësojnë kontrollin mbi hyrjet dhe daljet financiare të tyre.

400 milionë eurot janë një potencial i vlerësuar kursimesh nga kalimi më i gjerë drejt pagesave elektronike, jo një përfitim që realizohet automatikisht me aktivizimin e IPSA-s. Për ta materializuar këtë potencial, na nevojitet zgjerimi i përdorimit të sistemit nga ne qytetarët, nga bizneset dhe nga institucionet publike.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ç’përfitojmë nga transfertat e parave IPSA?

November 23, 2026
Zjarr në parkimin e policisë greke në Athinë, digjen disa autobusë të forcave speciale!

Zjarr në parkimin e policisë greke në Athinë, digjen disa autobusë të forcave speciale!

November 23, 2026
Mot i keq dhe dimër/ Bora e parë në Kukës, reshjet zbardhin zonën pranë Tunelit të Kalimashit!

Mot i keq dhe dimër/ Bora e parë në Kukës, reshjet zbardhin zonën pranë Tunelit të Kalimashit!

November 23, 2026
Porositi ekzekutimin e gruas së tij Liridona Ademaj, Naim Murseli mbetet në burg përjetë, i njëjti dënim dhe për killerin! Apelit lë në fuqi vendimin

Porositi ekzekutimin e gruas së tij Liridona Ademaj, Naim Murseli mbetet në burg përjetë, i njëjti dënim dhe për killerin! Apelit lë në fuqi vendimin

November 23, 2026
Champions League/ Ndeshja PSG-Roma me nivel të lartë rreziku, rritet alarmi për trazira! Franca merr masat

Champions League/ Ndeshja PSG-Roma me nivel të lartë rreziku, rritet alarmi për trazira! Franca merr masat

November 23, 2026
“Prioritet fermat e mëdha dhe tregjet e BE-së”- Buxheti 2027 për Bujqësinë, zv/ministri Jaupllari: 18 miliardë lekë në dispozicion, rritje me 10%

“Prioritet fermat e mëdha dhe tregjet e BE-së”- Buxheti 2027 për Bujqësinë, zv/ministri Jaupllari: 18 miliardë lekë në dispozicion, rritje me 10%

November 23, 2026
“S’po shtrin dorën e bashkëpunimit, po bën hile!”- Salianji kritika Berishës: Nuk gjen kandidatë në 90% të bashkive, po shmang përgjegjësinë për…!

“S’po shtrin dorën e bashkëpunimit, po bën hile!”- Salianji kritika Berishës: Nuk gjen kandidatë në 90% të bashkive, po shmang përgjegjësinë për…!

November 23, 2026
Atentati ku mbeti i vrarë “Sel Çami”, del nga operacioni nipi i viktimës, në trup kishte katër plumba! Dosja dhe pistat e Policisë

Atentati ku mbeti i vrarë “Sel Çami”, del nga operacioni nipi i viktimës, në trup kishte katër plumba! Dosja dhe pistat e Policisë

November 23, 2026
Moti i keq/ Rriten rezervave hidrike në Kaskadën e Drinit, niveli i ujit në Fierzë arrin mbi 261 metra! Probleme me erozionin në disa rrugë

Moti i keq/ Rriten rezervave hidrike në Kaskadën e Drinit, niveli i ujit në Fierzë arrin mbi 261 metra! Probleme me erozionin në disa rrugë

November 23, 2026
Aksident dramatik në aksin Fier-Levan, humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, plagoset drejtuesi!

Aksident dramatik në aksin Fier-Levan, humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, plagoset drejtuesi!

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In