Digjen autobusët e policisë greke. Disa autobusë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë greke janë djegur pasditen e së hënës në zonën Gudhi të Athinës.
Sipas policisë greke, zjarri nisi në motorin e një autobusi që sapo ishte kthyer nga shërbimi dhe po parkohej në radhë me mjetet e tjera.
Policia sqaron se në momentin e zjarrin automjetet ishin bosh dhe askush nuk rrezikoi.
Forca të shumta të policisë dhe të zjarrfikësve po punojnë për shuarjen e zjarreve. Mjetet që u dogjën ishin të vjetra por ende aktive, ndërkohë që policia helene ka porositur një sasi prej 60 autobusësh të reja.










