30 shqiptarë janë dënuar në Britaninë e Madhe në harkun kohor të një muaji për trafik droge. Ata kanë marrë një dënim me një total prej 126 vitesh për vepra penale të gradës A, duke u kushtuar taksapaguesve një total prej 7.9 milionë paundësh. Gjatë të njëjtit muaj, 24 shqiptarë dolën përpara gjykatave të magjistratëve në Londër, të akuzuar për shitje droge.