Reshjet e dëborës në Kukës, zbardhet Rruga e Kombit, drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në rrugë

19:14, 23/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e para të dëborës kanë nisur në Kukës, duke zbardhur zonat malore mbi 1000 metra lartësi dhe hyrjen e tunelit të Kalimashit.

Edhe pse deri tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve, drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor.

Pas reshjeve të shiut, dëbora ka mbërritur në zonat e larta të Kukësit, ndërsa flokët e parë kanë zbardhur edhe pjesën pranë tunelit të Kalimashit.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në kthesa dhe në segmentet ku mund të ketë lagështi apo ngrica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco