E hënë, 23 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

VENDORET 2027/ Ja emrat e kandidatëve të propozuar nga baza e PD-së për Bashkinë e Elbasanit

Partia Demokratike ka nisur ditën e sotme mbledhjen e propozimeve për kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 9 majit.

Demokratët e Elbasanit kanë propozuar disa emra për kandidatë për bashkinë, e cila këtë herë, pas ndryshimeve territoriale, bëhet edhe më e madhe.

Strukturat e demokratëve elbasanas kanë propozuar si kandidatë potencialë për Bashkinë e Elbasanit ish-deputetin Aurel Bylykbashi, nënkryetarin aktual të PD-së në degë, Gentian Shabanai, Bianka Çopjan, aktualisht kryetare e grupit të këshilltarëve të PD-së, Dritan Canin, aktualisht kryetar i PD-së në Belsh, si dhe Sokol Shkëlzenin, i cili mban aktualisht postin e sekretarit të degës.

Kujtojmë që më herët gjatë ditës së sotme u propozuan emra edhe për bashkitë e Tiranës, Lezhës, Kurbinit dhe Krujës.

Emrat e propozuar nga degët e PD-së:

  • Tiranë: Ilir Alimehmeti
  • Lezhë: Gjin Gjoni
  • Kurbin: Edmond Shkoza, Kastriot Piroli, Behar Haxhia, Elda Hoti
  • Durrës: Ardian Gashi
  • Berat: Parid Mahmutaj
  • Kukës: Rrahman Demaj
  • Tropojë: Feride Rrahmanaj
  • Krujë: Aulon Kalaja
  • Kamëz: Xhelal Mziu
  • Tepelenë: Albert Malaj

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.