Deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkoi në Bundestag që përparimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian të matet me zbatimin e reformave. Tabaku e hapi vizitën në Berlin më 23 nëntor me takime me deputetin e CDU-së, Peter Beyer, dhe kryetarin e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian në Bundestag, Anton Hofreiter. ‘Shqipëria ka nevojë të ndryshojë rrënjësisht dhe ndryshimi vjen përmes demokracisë dhe shtetit ligjor, respektit për institucionet dhe votën’-u shpreh Tabaku pas takimit me Beyer. Në takimin me Hofreiter, deputetja ngriti shqetësimin për mënyrën si qeveria shqiptare po e trajton integrimin. Ajo e lidhi përparimin drejt anëtarësimit me respektimin e rolit të Kuvendit dhe me zbatimin e standardeve demokratike në vend.