177 ditë protestë kundër Ramës, qytetarët marshojnë në Tiranë pas bllokimit para Kryeministrisë

177 ditë protestë kundër Ramës, qytetarët marshojnë në Tiranë pas bllokimit para Kryeministrisë

19:31, 23/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestuesit që prej 177 ditësh vijojnë qëndresën kundër qeverisë së Edi Ramës kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pasi policia nuk i ka lejuar të qëndrojnë para Kryeministrisë.

Të zhvendosur përgjatë unazës së kryeqytetit, qytetarët kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kanë kërkuar pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar për 28 Nëntor.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë ftuar qytetarët dhe shqiptarët e Diasporës t'u bashkohen në Ditën e Pavarësisë, të cilën e kanë pagëzuar si “Nëntori i Tretë”.

Ata e cilësojnë tubimin e 28 nëntorit si një moment të rëndësishëm të përballjes me qeverisjen Rama, ndërsa marshimi i sotëm vjen pas tensioneve dhe ndërhyrjes së policisë para godinës së Kryeministrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco