Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Panik në një koncert në Mançester, evakuohen 12 mijë persona pas përhapjes së një substance të panjohur

    OBSH ngre alarmin për obezitetin: Mbi 1 miliard të prekur, 21 vende synojnë uljen me 5% deri në vitin 2030

    Treni përplaset me kamionin në Luiziana, pesë të plagosur dhe disa vagonë dalin nga shinat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Panik në një koncert në Mançester, evakuohen 12 mijë persona pas përhapjes së një substance të panjohur
    Botë

    Panik në një koncert në Mançester, evakuohen 12 mijë persona pas përhapjes së një substance të panjohur

    November 23, 2026

    Rreth 12 mijë persona u evakuuan nga një koncert në Mançester të Britanisë së Madhe, pasi një substancë e panjohur u përhap mes turmës, duke shkaktuar shqetësime shëndetësore dhe panik.

    Ngjarja ndodhi gjatë performancës së reperit amerikan Don Toliver. Dëshmitarët raportuan për një erë shumë të rëndë, ndërsa disa persona nisën të bërtisnin dhe të kolliteshin, duke krijuar konfuzion mes të pranishmëve.

    Sipas autoriteteve, një person u transportua në spital, ndërsa më shumë se 80 të tjerë u kontrolluan nga ekipet mjekësore për probleme me frymëmarrjen dhe shikimin. Për disa prej të prekurve u krye edhe dekontaminim në vendngjarje.

    Policia bëri të ditur se ende nuk dihet se çfarë substance është përdorur. Fillimisht u dyshua për gaz lotsjellës, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

    Evakuimi përfshiu të gjithë hapësirën e koncertit, ndërsa disa pjesëmarrës shprehën pakënaqësi për mënyrën e reagimit dhe mungesën e kontrolleve të sigurisë.

    Organizatorët e aktivitetit, të cilët administrojnë edhe një nga hapësirat më të mëdha të qytetit për evente muzikore, deklaruan se po bashkëpunojnë me policinë për të përcaktuar shkakun e incidentit.

    Hetimet vijojnë për të identifikuar substancën dhe personat përgjegjës për përhapjen e saj.

    Mançester
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Panik në një koncert në Mançester, evakuohen 12 mijë persona pas përhapjes së një substance të panjohur

    November 23, 2026

    OBSH ngre alarmin për obezitetin: Mbi 1 miliard të prekur, 21 vende synojnë uljen me 5% deri në vitin 2030

    November 23, 2026

    Treni përplaset me kamionin në Luiziana, pesë të plagosur dhe disa vagonë dalin nga shinat

    November 23, 2026

    Vdes në moshën 71-vjeçare Simone Simmons, mikja e Dianës që pretendonte se komunikonte me të pas vdekjes

    November 23, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

    11/22: Data simbolike që mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave për këto 5 shenja

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.