Irani ka kërkuar 290 miliardë dollarë dëmshpërblim nga Shtetet e Bashkuara , duke cituar vendime gjyqësore iraniane për një sërë veprimesh që datojnë dekada më parë, teksa paralajmëroi se do të përdorë të gjitha mjetet e disponueshme për t’u përballur me bllokadën detare amerikane të eksporteve të saj të naftës. Të dy njoftimet erdhën mes tensioneve të shtuara midis Uashingtonit dhe Teheranit, me Iranin që e quajti bllokadën detare një "sulm ushtarak" dhe e lidhi rihapjen e mundshme të Ngushticës së Hormuzit me ndërprerjen e armiqësive dhe heqjen e kufizimeve të SHBA-së.