Dëmtimi i rëndë që pësoi të premten e kaluar Harry Kane ndaj Koln, mund të ndikojë në të ardhmen e sulmuesit brazilian, Endrick. Sipas UOL, një nga emrat që Bayern po shqyrton për të zëvendësuar anglezin është Nicolo Tresoldi, i cili po shkëlqen me Club Brugge.
Sulmuesi 22-vjeçar ka kohë që ndiqet nga Milan, por nëse Bayern vendos të futet në lojë për të siguruar transferimin e tij gjatë merkatos së janarit, sigurisht që bavarezët do të jenë kandidatët kryesor për të firmosur me Tresoldi-n, pavarësisht interesimit prej shumë kohësh të kuqezinjve.
Në këtë situatë, Milan do hedh sytë nga profili tjetër që po ndjekin gjithashtu për sulmin, që është Endrick. Pronari i kuqezinjve, Gerry Cardinale është një fans i madh i sulmuesit brazilian dhe ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të paguajë për të mbi 60 milionë euro.







