Vendosni fjalën kyçe....

“S’ndalemi deri në dorëheqjen e Ramës” – Marshimi i 177-të nëpër Tiranë


S’ndalet marshimi i qytetarëve nëpër Tiranë. Pas përplasjes me policinë para kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar ritualin e përnatshëm. Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, ata bënë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 28 nëntorit.

Qytetarë e studentë protestojnë prej 177 ditësh ndërsa kanë deklaruar se nuk do tërhiqen deri në largimin e kryeministrit Rama dher qeverisë së tij.

Ndërkohë ky i fundit ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe pas spastrimeve në PS, bëri një takim me disa studentë, pas kundërshtimit të studentëve protestues për bisedime.