Me rastin e 26-vjetorit të vrasjes së gazetarit dhe veprimtarit politik Xhemajl Mustafa, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka ndarë një mesazh përkujtimor.
Në postimin e tij, Gashi u shpreh se këto përkujtime sjellin dhimbje, veçanërisht kur lidhen me vrasje të figurave politike, autorët e të cilave vazhdojnë të mos përballen me drejtësinë.
Të lidhura
None found
Ai e përshkroi Mustafën si një person të matur në mendime, këmbëngulës në veprime dhe të mprehtë në shkrime, duke veçuar gjurmën që la në jetën intelektuale dhe shoqërore.
“Përkujtimet sjellin gjithmonë dhimbje, sidomos kur kanë të bëjnë me vrasjen e padrejtë të figurave politike, të cilat i mungojnë shoqërisë dhe vendit. Përgjegjësit për këto vrasje ende nuk janë përballur me drejtësinë dhe nuk kanë marrë dënimin që meritojnë.
Sot përkujtojmë Xhemail Mustafën, njeriun e urtë në mendime, të palëkundur në veprime dhe të mprehtë në shkrime. Ai ishte intelektual që la gjurmë përmes fjalës, qëndrimit dhe përkushtimit të tij”, ka shkruar Gashi.






