Pritje me ovacione për Jensen Huang në Nvidia pas rikthimit në krye të kompanisë

Vetëm nëntë ditë pas largimit nga posti, qindra punonjës të Nvidia-s e pritën Jensen Huang me duartrokitje dhe brohoritje në hyrje të zyrave, duke festuar rikthimin e tij në krye të gjigantit amerikan të teknologjisë.

Me veshje të zeza dhe xhaketën e njohur prej lëkure, Huang u mirëprit me entuziazëm nga punonjësit, të cilët thërrisnin: “Të duam, jeni i mirëpritur”.

Të lidhura

None found

Pamjet e pritjes dëshmojnë mbështetjen e fortë të stafit për kreun e kompanisë, teksa edhe Elon Musk dha një reagim në platformën X.

Musk shkroi: “Të gjithë ata që njoh në Nvidia donin që Jensen të kthehej dhe kjo duket”.

Në fjalimin e parë para stafit pas rikthimit, Huang u zotua se do të synojë të jetë një udhëheqës edhe më i mirë.

Ai deklaroi: “Herën e dytë do të jem një CEO më i mirë”.

Në reagimin pas njoftimit zyrtar për rikthimin në krye të Nvidia-s, Huang e quajti këtë detyrë një nder të veçantë, sidomos në një periudhë që ai e cilësoi si nisjen e një revolucioni të ri industrial.

Ai u shpreh: “Është një nder të rikthehem në Nvidia dhe të drejtoj një nga kompanitë më të rëndësishme të teknologjisë në fillim të një revolucioni të ri industrial. E marr përsipër këtë përgjegjësi me përulësinë më të madhe dhe angazhim të ripërtërirë”.

Huang shprehu gjithashtu mirënjohje për bordin e drejtorëve për besimin dhe procesin e ndjekur, si dhe për punonjësit, aksionarët, drejtuesit e industrisë dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë.

Megjithatë, bie në sy se punonjësit e Nvidia-s u njoftuan për rikthimin e Huang fillimisht nga mediat, përpara se kompania t’i informonte zyrtarisht.


Shtuar më 23.11.2026 21:02

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahis girişonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobetjojobet giriş