Gaz Demi kritikon Ligjin e Sponsorizimit: Sporti rrezikon të mbetet në hije

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka shprehur për Report TV pakënaqësinë e tij për mënyrën si është hartuar Ligji i Sponsorizimit.

Sipas tij, projektligji i miratuar në komision nuk u jep klubeve shqiptare siguri për mbështetje më të madhe financiare. Demi vuri në dukje se burokracia dhe kufiri maksimal i përcaktuar për fondet sjellin pengesa të konsiderueshme për financimin e sportit, ndërsa komentoi edhe për ministrin Bledi Gonxhja.

Të lidhura

None found

“Është një ligj i paplotë. Thonë se do të jepet 30%, por në të vërtetë nuk jepet as 30, sepse është vendosur tavan. Përcaktohet sa dhe si do të marrin bizneset.

Kush do të përfitojë i pari, arti, kultura apo sporti? Në fund do të mbetet shumë pak. Kombëtarja mund të marrë pak më tepër, por ne do të mbetemi sërish… Pra, do të tallen me ne.

Ta ndajnë. Le të jetë 10% për sportin, por pa kufizime dhe me kontroll. Dje pashë futboll në Itali. Këtu nuk do të na lejohet të sponsorizojmë kompanitë e basteve, edhe pse për momentin nuk ka. Si ka mundësi që e gjithë bota i lejon, ndërsa ne jo? A jemi më mirë se gjithë bota?

Nëse shuma do të jetë 100 milionë, apo edhe 50 milionë, e them me garanci: po të japë shteti 50 milionë, gjysma do t’i kthehet sërish nëpërmjet taksave.

25 do të shkojnë në fund. Arsyeja është se do të paguhen më shumë sigurime shoqërore. Të gjithë do të formalizohen, sepse sot nuk jemi 100% të formalizuar, por kjo do të ndodhë nesër.

Ministri është djalë shumë i mirë dhe e njoh prej vitesh, por nuk ka lidhje me sportin. Mund të jetë i lidhur me artin dhe kulturën. Sipas dëshirës së tij, fondet do t’i çojë atje. Do të krijohet një mish-mash dhe do të fillojmë të zihemi me njëri-tjetrin.

Që ligji të bëhet sa më mirë, kryeministri duhet ta shqyrtojë me ekspertët e tij. Ministri ynë ende nuk e di se çfarë po bëhet për sportin. Nuk ka ardhur asnjëherë në kantierin e Partizanit. Kryeministri Rama ka ardhur dhe ka mbetur i mrekulluar. Le ta bëjmë ligjin siç duhet”, u shpreh Demi.


Shtuar më 23.11.2026 21:01

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahis girişonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobetjojobet giriş