Top Story/ “Veliaj dhe Spiropali në garë për Bashkinë e Tiranës”, gazetarja zbulon skenarët brenda PS-së

23/11/2026 21:19

Gazetarja Anila Basha, e ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Duma, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste dhe përplasjet mes grupeve të ndryshme politike në këtë forcë.

Duke bërë një paralelizëm me situatën e vitit 2001, kur brenda PS-së u zhvillua lëvizja “Nano ik”, Basha e cilësoi klimën aktuale si një përsëritje të konflikteve të së kaluarës.

Ajo ngriti dyshime se përplasjet e tanishme mund të lidhen edhe me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore, duke përmendur si skenarë të mundshëm kandidimet e Erion Veliajt dhe Elisa Spiropalit për Bashkinë e Tiranës.

“Më duket situata e PS një “deja vu” e parë disa herë brenda kësaj partie politike. Kthehen mbrapa në kohë në vitin 2001 kur Fatos Nano, si kryetar i PS bëri një deklaratë për moslejimin e trarëve brenda PS së madhe. Ajo që po ndodh sot ndoshta nuk vjen nga kryetari por nga të tjerët brenda saj. U krijua “Nano ik” nga “Lëvizja mjaft”. Një “deja vu” që e kemi parë në 2001. Ata nuk arrijnë të shpikin një gjë të re. Mundet që metodat të ndryshojnë, por sulmi mbetet njëlloj”, tha Basha.

Pjesë nga biseda:

Duma: Kush është më i favorizuar nga aktorët që po prodhojnë këtë zhurmë?

Basha: Të vëmë në një lob Spiropali-Veliaj dhe Balluku-Rama. Socialistët kanë një gjë, kemi parë zgjedhje pas zgjedhje, para çdo fushate, i turbullojnë vetë ujërat, për të çuar ku të duan ata situatën. Ka nisur fushata në PS. Shpeshherë bëhej me forumet, ishte disa hapa para PD me lëvizjen e motorëve të fushatës. Në këtë situatë nuk kanë patur kohë për këtë, edhe prej protestave. Por është gjetur kjo formë e re për të mbetur kryefjalë. Duhet të kuptojmë se në luftën mes poleve, ata që janë nga Rama fitojnë. Çfarë demi sjellin ata në krahun kundër, Spiropali dhe Veliaj, nëse dalin në një kandidat të pavarur. Kam dëgjuar informacione se edhe Veliaj mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme vendore, se ka ndryshuar Tirana, është Rinas dhe Domja. Surpriza ime është dhe Spiropali, mund të kandidojë. A thatë ju.

Duma:  Thashë si kryetare partie.

Basha: Po nga partia te Bashkia.

Top Channel