Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është lënduar si pasojë e shpërthimit të municionit brenda armës, në Babaj të Bokës.
Pas incidentit, ushtari është transportuar fillimisht në Spitalin e Gjakovës, ndërsa më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e ushtarit është stabile.
“Një ushtar të plagosur e kanë sjellë nga Spitali i Gjakovës. Gjendja e tij është stabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, ka deklaruar Syla.
Pas ekzaminimeve në Klinikën Emergjente, ushtari pritet të vijojë trajtimin në Klinikën e Ortopedisë.
Top Channel