Nga ylli i Interit e deri te i “padëshiruari” i Mourinho-s, 9 emrat që po ndjek PSG për të forcuar sulmin

23 Nëntor 2026
21:51
Telesport
back button

Dëmtimi i rëndë i Khvicha Kvaratskhelia fillimisht dhe së fundmi i Desire Doue, kanë prishur planet e PSG-së për merkaton e janarit. Klubi parizien ishte i vendosur të mos bënte asnjë ndërhyrje gjatë këtij afati kalimtar, por dëmtimi i rëndë i dy prej figurave kryesore kanë bërë që kampionët në fuqi të Europës të ndërrojnë mendje dhe të ndërhyjnë për të forcuar sulmin.

Sipas L’Équipe, drejtuesit e PSG-së kanë një listë me 9 emra, ku njëri prej tyre mund të jetë sulmuesi i tyre më i ri duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm. Në krye të listës qëndron Marcus Thuram i Interit, të cilin klubi parizien e ka kërkuar edhe më parë.

Lista vazhdon me emra të tjerë si Eli Junior Kroupi, i thirrur së fundmi edhe nga Zinedine Zidane në kombëtaren franceze. Për të vazhduar më pas me tre yjet e rinj të Brazilit, dy prej të cilëve nuk po gjejnë shumë hapësira në skuadrat e tyre aktuale. Bëhet fjalë për Endrick të Real Madrid dhe Estevao-n e Chelsea-s. I treti është Rayan i Bournemouth.

Lista vazhdon me tej me dy yjet e rinj të Bundesligë,s Ibrahim Mazza i Leverkusen dhe Said El Mala i Koln. Dy emrat e fundit në listë por jo më pak të rëndësishëm se të tjerët janë Ginaluca Prestianni i Benfica dhe Paris Brunner i Monaco.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit