Një ditë më parë, mediat raportuan gjerësisht se Atletico Madrid po shqyrtonte mundësinë për të afruar Stavro Pilon, mbrojtësin shqiptar që aktivizohet me AEK-un në Superligën greke.
Në përgjigje të këtyre lajmeve, mediat greke po përpiqen të hedhin poshtë zërat dhe të forcojnë idenë se Pilo do të qëndrojë te AEK-u.
Të lidhura
None found
“Football Assist” shkruan se Atletico po sheh Sergi Cardonën si alternativë për të zëvendësuar Grimaldon në repartin e mbrojtjes. Sipas të njëjtit raport, klubi i njohur si “El Colchoneros” nuk ka paraqitur interes konkret për Pilon.
Mbrojtësi shqiptar ka tërhequr vëmendjen gjatë javëve të fundit, pasi shënoi gola ndaj Manchester City dhe Real Madrid në Champions League.








