“Rama po ndan fatin e PS nga individët”, Beci në Top Story: Zhvillimet me Veliajn e Spiropalin dëmtojnë drejtësinë, unike që shkresat e bashkisë dalin nga burgu

23/11/2026 22:06

Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në Top Story me Grida Dumën, komentoi çështjet që përfshijnë figura të larta politike, hetimet e SPAK-ut dhe rastet e Erion Veliajt dhe Elisa Spiropalit.

Sipas Becit, zhvillimet e fundit rrezikojnë të cenojnë besimin e publikut te drejtësia, ndërsa Rama po përpiqet të ndajë përgjegjësinë politike të Partisë Socialiste nga individët që përballen me hetime.

Eugen Beci, ish-prokuror: “Të gjithë personazhet ose kanë dosje në SPAK, ose janë në burg, ose presin hapjen e dosjeve. Rama duket se mësoi nga drejtuesit e mëparshëm që thirreshin në prokurori dhe Rama duket se po nxjerr një mekanizëm që kërkon të amortizojë koston politike të këtyre personazhe, duke u përpjekur të ndaje fatin e partisë nga individët.

Kemi një kryebashkiak në burg dhe Kushtetuese që e lë në detyrë, ky është rast unik në botë. Morali individual do të thoshte të mos mbahet peng qyteti dhe të vazhdojë të marrë frymë qyteti, por këtë nuk na e lejon retorika e Currit, sepse ai duhet të mbrojë veten, qoftë edhe me këtë kosto.

Por më thoni ju, cila shkresë e një bashkie në bote del nga burgu? Lajmet për Spiropalin, po ta shohësh ftohtë, nuk kanë lidhje me atë çfarë thotë ajo dhe kryeministri. Procedimi është regjistruar, por jo emri. Është një procedurë krejt e ndryshme. Mund të jetë një Nesti tjetër, nuk ka rëndësi. Shembulli është ky, është kryer një vjedhje, por kjo nuk dihet. Kush e ka vjedhur, vjen më vonë.

Thuhet se ka shkuar letër, por nuk është e thënë, mund të jetë edhe hetim. Këta po shohin kush do lodhet më parë, Rama që t’i thotë Spiropalit se ke procedim, apo version tjetër. Kjo e bën pis çështjen. Të gjitha këto ngjarje që ndodhin tani, përdoren për minim të besimit të opinionit ndaj drejtësisë. Veliaj mund të argumentojë pengesën për mbrojtje dhe trajtimin mjekësor. Spiropali mund të argumentojë se pasi ndodhi mosmarrëveshja, më doli emri”.

Top Channel