Atmosfera festive ka ardhur zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë. Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka pritur këtë të hënë bredhin tradicional të Krishtlindjeve, duke shënuar nisjen e përgatitjeve për festat në rezidencën presidenciale në Ëashington. Plot 5.5 metra i lartë, bredhi i bardhë i llojit Concolor Fir mbërriti me një karrocë të tërhequr nga kuajt, në një ceremoni tradicionale që zhvillohet çdo vit në Shtëpinë e Bardhë. Melania Trump e priti pemën në hyrjen veriore të rezidencës, e veshur me një pallto me kuadrate të kuqe. ‘Është një pemë e bukur. Jam mirënjohëse për familjen dhe shëndetin, dhe i uroj të gjithëve Krishtlindje të gëzuara’, u shpreh Zonja e Parë.