Analisti Muça: A mendoni se Rama dhe Veliaj po përdorin të njëjtat armë? Përgjigjet avokati Ndreca

23 Nëntor 2026 | 22:14

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, u përball me një pyetje të analistit Flogert Muça.

Muça i tha Ndrecës se sipas tij, perceptimi është se Edi Rama po largon nga strukturat partiake personat që nuk i binden, ndërsa Erion Veliaj po shkarkon nga detyra ata që mbajnë anën e kryeministrit në përplasjen mes tyre. Në këtë kontekst, ai solli në vëmendje edhe rastin e Zhaneta Beqirit, ish-drejtoreshë e çerdheve dhe kopshteve.

“Edi Rama i përjashton ata që i dalin nga rreshti. Ti dhe Spiropali jeni kurban. Por edhe filozofia e Veliajt është që ata që nuk i binden, i shkarkon. Këtu i referohem zonjës Zhaneta Beqiri, e cila ka qenë një drejtoreshë jetëgjatë në krye të çerdheve dhe kopshteve. E kanë lidhur shkarkimin me pjesëmarrjen e saj në forumet e partisë. Perceptimi që kam hasur është se të dy po luajnë me të njëjtat armë. Rama po luan duke shkarkuar këdo që i del përpara, duke e përjashtuar në kuptimin politik, ndërsa Veliaj po përjashton ose shkarkon nga Bashkia këdo që mban anën e Ramës në këtë përballje. Ju si e konceptoni këtë”, tha Muça.

Në përgjigjen e tij, Ndreca e cilësoi këtë interpretim të pasaktë, duke argumentuar se bëhet fjalë për dy situata të ndryshme. Sipas tij, Veliaj po ushtron kompetencat ligjore që i takojnë si kryetar bashkie për emërimin dhe shkarkimin e drejtuesve të institucioneve në varësi, ndërsa Rama ka bërë publikisht deklarata për përjashtime nga strukturat e partisë.

“Ky është keqkuptimi yt dhe je i pasaktë. Zhaneta ishte drejtoreshë e një institucioni, ku kryetari i bashkisë është eprori i saj. Ajo është një marrëdhënie institucionale. Veliaj ende nuk ka folur, por është në kompetencën e tij ligjore të shkarkojë dhe të emërojë zyrtarët e këtij niveli. Kjo që thua ti është hipotetike, ndërsa Rama e ka bërë drejtpërdrejt, me deklarata të hapura publike, në televizion, përballë Asamblesë Kombëtare dhe asaj të Tiranës. Në këtë kuptim, ka një ndryshim të madh. Pra, nuk janë njësoj, sepse Veliaj është në ushtrim të kompetencave të tij, ndërsa Rama po shkarkon jashtë parashikimeve statutore. Madje, sot që flasim, unë nuk jam i përjashtuar, referuar statutit të PS-së, sepse as zoti Rama nuk mund të më përjashtojë dhe as Asambleja Kombëtare”, tha Ndreca.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kush do të jetë kandidati i PS-së për Tiranën? Kikia: Ja pse kjo është sfidë e vështirë për Ramën

Analisti Mentor Kikia e konsideroi përzgjedhjen e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës si sfidë të vështirë për këtë forcë politike. I ftuar...
20:33 | 23/11/2026

Avokati Ndreca: Nuk më lejojnë të takoj Veliajn në burg, situatë antikushtetuese

Avokati Plarent Ndreca nuk është lejuar sërish të takojë kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Fierit. Ndreca është paraqitur mbrëmjen e kësaj...
19:29 | 23/11/2026

Lamtumirë pritjes për transfertat, paratë do të kalojnë nga një bankë në tjetrën për 10 sekonda

Transfertat e parave mes bankave të ndryshme do të kryhen tashmë brenda 10 sekondash. Sistemi i ri i pagesave të menjëhershme synon të lehtësojë transaksionet...
18:54 | 23/11/2026