Burri i Spiropalit kërcënoi drejtorin? Muça për kallëzimin në SPAK: Histori e ngatërruar
Analisti Florenc Muça komentoi në emisionin “Now” në Euronews Albania kallëzimin në SPAK ndaj bashkëshortit të Elisa Spiropalit për evazion fiskal. Sipas Muçës, çështja është e ndërlikuar, një përzierje mes kronikës dhe politikës, por qëndrimi i Spiropalit, sipas tij, nuk i shkon një politikaneje.
“Drejtori i Tatimeve ka dalë sot dhe ka thënë se jemi kërcënuar dhe shantazhuar nga burri i Spiropalit.
Është një histori e ngatërruar mes politikës dhe kronikës. Disa thonë që Spiropali e ka ditur që do të kishte regjistrim të çështjes në SPAK dhe ka dalë e ka folur në publik, disa thonë se ishte hakmarrje për deklaratat e Spiropalit.
Ajo që nuk kuptoj është si ka mundësi që… Reagimin e fundit nuk e kisha njohur këtë Elisën. Terminologjia ishte e kundërta e asaj që duhet të përdorë një politikane, që duhet të ndërtojë mesazhin e shpresës. Ajo thoshte: ‘Unë jam e pamëshirshme’. Në vend të urave, fliste për mure.
Nuk mund të dalësh në prononcim publik dhe të thuash: ‘Unë i besoj 100 për qind vizionit të Edi Ramës’… A do t’i kushtojë Spiropalit në SPAK kjo përballje me Ramën? Për mua, Rama nuk e ka kontrolluar ndonjëherë SPAK-un”, tha Muça.
Veliaj ka frikë mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin
Gazetarja për Jakup Krasniqin: Ishte zëdhënës i UÇK-së, çfarë duhet të themi për Vuçiçin që ishte zëdhënës i Millosheviçit?
Karamuço: Ushtri spiunësh shqiptarë ndihmuan Gjykatën Speciale të dënonte ish-krerët e UÇK
- 22:14 Analisti Muça: A mendoni se Rama dhe Veliaj po përdorin të njëjtat armë? Përgjigjet avokati Ndreca
- 22:12 “Më ndaluan me urdhër të takoja Veliajn”, Ndreca: Avokati dhe klienti takohen në çdo kohë
- 21:20 Veliaj ka frikë mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin
- 20:38 Lëndohet një ushtar i FSK-së nga shpërthimi i municionit brenda armës, dërgohet në QKUK
- 20:33 Kush do të jetë kandidati i PS-së për Tiranën? Kikia: Ja pse kjo është sfidë e vështirë për Ramën
- 20:25 Jensen Huang rikthehet në selinë e Nvidia-s: Do jem një CEO më i mirë (VIDEO)