Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-peqin pranë fshatit Papër, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Për shkak të plagëve të marra këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e automjetit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.