Familjarët e mashtruesit nga Kosova, Endrit Azemi, i cili kishte hapur një GoFundMe, duke u shtirur se vuante nga Leuçemia Akute dhe se kishte nevojë për kurim jashtë vendit, kanë reaguar të habitur, teksa janë shprehur se nuk ishin në dijeni për këtë situatë.
Në një intervistë për Top Channel, i vëllai, Gzim Azemi, ka thënë se kishte parë dokumente mjekësore, të cilat, sipas tij, përmbanin vula dhe informacione për trajtimet që Endriti pretendonte se kishte kryer, duke e bërë sa më të besushmë dhe nga familjarët e tij.
Të lidhura
None found
Gjithashu, ai bën me dije se paratë e mbledhura, saktësisht, 190 mijë euro, përmes GoFundMe kanë nisur t’u kthehen dhuruesve, ndërsa fondet e grumbulluara në Gjilan ndodhen të bllokuara nga policia, ndërsa u bën thirrje të gjithë dhuruesve t’ju drejtohen autoriteteve, për kthimin e fondeve të mbledhur.
Ndër të tjera, thotë se kanë marrë shumë kërcënime nga qytetarët, ku dhe bën thirrje të ndalen thirrjet dashakeqëse ndaj tyre.
“Ne kemi parë dokumenta, me vula me gjithçka, dhe na ka thënë se do shkonte te spitali HaxhiBademi në Stamboll. Paret e Gofound-it sapo kanë nisur t’ju kthehen dhuruesve, shuma që është mbledhur te sheshi në Gjilan nga familja ime, janë në polici të gjitha”, thotë ai.
Ndërkohë, mësohet se pas vendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, Endrit Azemi, do të qëndrojë një muaj në paraburgim, ku sipas dosjes së Prokurorisë, të paktën 10 dëshmitarë kanë dijeni për veprimtarinë e dyshuar të mashtrimit.
Ndër të tjera, thotë se kanë marrë shumë kërcënime nga qytetarët, ku dhe bën thirrje të ndalen thirrjet dashakeqëse ndaj tyre.







