Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër njofton se sot, ditën e hënë, më 23 nëntor 2026, Programi Rajonal do të nisë zbatimin sipas planit të përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në kuadër të këtij programi, është përcaktuar edhe stafi teknik dhe mbështetës që do të jetë pjesë e strukturës rajonale:
Asistent i Drejtorit Teknik: Brikeno Bizi
Trajner U-12: Rudi Piraniqi
Trajner U-13: Florind Bardulla
Trajner i Portiereve: Elis Legata
Mjek: Ermal Juka
Drejtor Teknik: Hysen Zmijani
Ky organizim synon të forcojë më tej punën me futbollin e moshave, përmirësimin e përgatitjes teknike dhe identifikimin e zhvillimin e talenteve të reja në rajonin e Shkodrës.




