Tirana si në Mesjetë në prag të 2027-s, zona pranë qendrës zhytet në errësirë totale

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.11.2026, 00:27

Duket se rrugës drejt Europës duhet të marrim me vete edhe një elektrik dore, pasi në mes të Tiranës ka zona që përballen me mungesë të plotë të energjisë elektrike.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke denoncuar situatën në zonën e Rrugës Jordan Misja, në segmentin që lidhet me Bulevardin Zogu i Parë. Siç shihet edhe në pamjet e dërguara, rruga dhe zona përreth janë zhytur në errësirë të plotë. Sipas denoncuesit, nuk bëhet fjalë vetëm për mungesën e ndriçimit publik, por për ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë zonën.

“Rruga Zogu i Parë që lidhet me Jordan Misjen, pa drita. Turp!”, shkruan qytetari.

Dhe ndërsa qeveria na flet për standarde europiane, zhvillim dhe Shqipërinë që po përgatitet të hyjë në Europë, në kryeqytet qytetarët duhet të orientohen me dritat e makinave. Po vjen viti 2027, por në Tiranë ende nuk garantohet as një rrugë e ndriçuar dhe as energjia elektrike për banorët e disa zonave!

Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, me siguri i duhet një hartë për të gjetur këtë pjesë të kryeqytetit, sepse duket se dritat e Tiranës nuk kanë mbërritur ende deri aty. Ndoshta ky është versioni i ri i zhvillimit: qytetarët në errësirë, ndërsa propaganda në ndriçim të plotë!

Dhe nëse kjo është situata në kryeqytet, çfarë duhet të presin banorët në qytetet dhe fshatrat e tjera të vendit? O Europë, o gropë! Sepse me këto standarde, rrezik rrugën drejt Europës do të na duhet ta bëjmë me elektrik dore.

Qytetari kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse dhe rikthimin e energjisë elektrike në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit