Celebrities Live From Tirana

Bieta Sulo rrëfen 21 vite karrierë në Top Channel: Kam qenë e bekuar që kam nisur këtu!

Gazetarja dhe prezantuesja Bieta Sulo ka qenë e ftuar në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio, ku ka folur hapur për rrugëtimin e saj profesional prej 21 vitesh në Top Channel.

Sulo tregoi se ka nisur karrierën e saj si gazetare në moshën 20-vjeçare, duke punuar fillimisht si backstage në Top Show Magazine dhe më pas në Top Albania Radio.

“Janë njëzet e një vite përvojë, njëzet e një vite punë ku nga dita e parë jam e bekuar që kam nisur ta mësoj punën në Top Channel,” u shpreh Sulo, duke theksuar rëndësinë e vendit ku një profesionist hedh hapat e parë të tij.

Ajo e vendosi kontributin e saj në kuadrin më të gjerë të 25-vjetorit të Top Channel, duke e cilësuar median si një përbashkues të shqiptarëve.

“Top Channel është përbashkues i gjithë shqiptarëve dhe kjo pa pikën e modestisë, por me krenarinë më të madhe,” theksoi, duke shtuar se festa e 25-vjetorit ka qenë një moment i veçantë respekti për institucionin dhe për kolegët.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.