Cristiano Ronaldo po kalon një periudhë të vështirë. Pas largimit të trazuar nga kombëtarja portugeze, ylli nga Madeira po kritikohet edhe në Arabinë Saudite. Kërkimi pothuajse obsesiv i golit të 1000-të në karrierë duket se po ndikon te portugezi dhe Al Nassr.
Në humbjen 3-1 ndaj Al Ahli, CR7 shënoi një gol, por humbi edhe një penallti, gabim që e dëshpëroi shumë. Megjithatë, tifozët kritikuan paraqitjen e tij në moshën 41-vjeçare. Ish-mbrojtësi saudit Hussein Abdulghani e konsideroi Ronaldon si problemin e skuadrës:
“Të gjithë e dinë se cili është problemi i Al Nassr, por askush nuk e sheh. Ronaldo ka qenë një lojtar i madh, por pyetja është: a është ende i dobishëm për skuadrën, sidomos në ndeshjet e ekuilibruara? Shënimi i golave nuk është funksioni i vetëm i një sulmuesi. Nuk mund të shënosh një gol dhe më pas të bëhesh barrë për skuadrën gjatë pjesës tjetër të ndeshjes. Ronaldo nuk mund ta bëjë më diferencën”.
Në fund, ai shtoi me ironi: “Tifozët luten që Ronaldo të shënojë golin e 1000-të dhe kjo histori të marrë fund njëherë e mirë”.







