Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar takime në Athinë me homologët nga Greqia dhe Hungaria, ku është diskutuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia dhe avancimin e procesit të integrimit evropian.
Në takimin me ministrin e Jashtëm të Greqisë, George Gerapetritis, Konjufca ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit politik e ekonomik ndërmjet dy vendeve, shkruan RTK.
Ai ka vlerësuar përkrahjen e Greqisë për liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa ka theksuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia do të ishte një hap me rëndësi për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe fqinjësinë e mirë në rajon.
Konjufca e ka ftuar Gerapetritisin që takimin e ardhshëm ta vazhdojnë në Kosovë.