Vrasja në Fier, rritet bilanci i viktimave! Ndërron jetë edhe nipi i 60-vjeçarit

24 Nëntor 2026 | 08:02

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga të shtënat e regjistruara të hënën në lagjen “1 Maji” në qytetin e Fierit. Nipi 47-vjeçar i Selami Hasani mësohet se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Jakup Hasani mbeti i plagosur rëndë në të shtënat ku fillimisht u nda nga jeta xhaxhai i tij. 47-vjeçari kishte marrë tre plagë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pavarësisht plagëve të marra, ai nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra. Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Pas ngjarjes, policia gjeti një mjet të djegur që dyshohet që u përdor gjatë atentatit. Gjithashtu brenda mjetit u gjetën dy armë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në lagjen “1 Maji”, Fier, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe u plagos shtetasi J. H., 47 vjeç, bëjmë me dije se shtetasi J. H, ka ndërruar jetë gjatë natës në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon intensivisht veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, viktima ende i paidentifikuar

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Peqin. Sipas informacionit paraprak të Policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi...
23:55 | 23/11/2026

Dëbora e parë në Kukës, zbardhet zona pranë Tunelit të Kalimashit

Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë këtë të hënë, 23 nëntor, zonën e Kalimashit në Kukës, duke zbardhur peizazhin pranë tunelit. Ulja e temperaturave...
23:35 | 23/11/2026

Veliaj me kandidat të tij në zgjedhje? Avokati Plarent Ndreca: Të gjitha mundësitë janë të hapura

Avokati Plarent Ndreca nuk e ka përjashtuar mundësinë që Erion Veliaj të propozojë ose të mbështesë një kandidat të tijin socialist në zgjedhjet e ardhshme....
22:31 | 23/11/2026