Lajmi i fundit

Fier/ Atentati me armë zjarri merr dy jetë, vdes në spital edhe nipi i Selami Hasanit

Fier/ Atentati me armë zjarri merr dy jetë, vdes në spital edhe nipi i Selami Hasanit

Fier/ Atentati me armë zjarri merr dy jetë, vdes në spital edhe nipi i Selami Hasanit

08:00, 24/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tronditet sërish Fieri nga atentati me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e së hënës në lagjen “1 Maji”. Numri i viktimave ka shkuar në dy, pasi Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, ka ndërruar jetë rreth mesnatës në spital.

60-vjeçari Selami Hasani u ekzekutua me breshëri plumbash në oborrin e banesës, ndërsa nipi i tij mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, Jakup Hasani nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi qytetin e Fierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco