Moti në vendin tonë pritet të jetë i qëndrueshëm gjatë ditës së martë, me kushte atmosferike të favorshme dhe pa reshje shiu në të gjitha qarqet e vendit.
Për sa i përket temperaturave, në zonat bregdetare vlerat minimale dhe maksimale do të luhaten nga 6 deri në 15 gradë Celsius. Në zonat e ulëta temperaturat do të variojnë nga 3 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore pritet të regjistrohen vlera nga 0 deri në 8 gradë Celsius.
Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, duke mos ndikuar në përkeqësimin e kushteve atmosferike.

