E martë, 24 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Kronikë

Arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre 2 ushtarakë dhe një punonjës i Gardës, qarkullonin me armë zjarri

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi qarkullonin me armë zjarri në një automjet të blinduar pranë stadiumit “Arena Kombëtare”. Mes të arrestuarve janë dy ushtarakë dhe një punonjës i Gardës së Republikës.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, gjatë kontrolleve të ushtruara nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, u ndalua një automjet tip “Audi”, në të cilin udhëtonin katër shtetas.

Gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë të zezë të vendosur në pjesën e pasme, u gjet një armë zjarri pistoletë. Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të mjetit, 40-vjeçarit E. R., punonjës i Gardës së Republikës, iu gjet një tjetër pistoletë.

Në pranga u vunë E. R., 40 vjeç, I. Sh., 28 vjeç, L. M., 42 vjeç dhe E. S., 46 vjeç. Dy prej tyre janë ushtarakë, ndërsa njëri punonjës i Gardës së Republikës.

Reklamë

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjetur në automjet, si dhe një fenelinë e ngjashme me ato të policisë, që dyshohet se mbahej nga 28-vjeçari I. Sh.

Për armën e gjetur gjatë kontrollit fizik të punonjësit të Gardës, verifikimet po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Të katër shtetasit akuzohen për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.