Buxheti i vitit 2027 dhe drejtësia në fokusin e tetë komisioneve parlamentare

Sot do të mblidhen tetë komisione të Kuvendit të Kosovës. Në agjendat e tyre përfshihen buxheti i vitit 2027, reforma në drejtësi dhe shqyrtimi i raporteve të institucioneve publike.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit do të trajtojë raportet me amendamente për pesë projektligje të lidhura me drejtësinë. Projektligjet rregullojnë rekrutimin, vlerësimin e performancës dhe përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe parashikojnë ndryshime në ligjet për Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Të lidhura

None found

Ky komision do të shqyrtojë po ashtu aplikimet e kandidatëve për dy vende anëtarësh në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për postin e drejtorit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ndarjet buxhetore të propozuara për vitin 2027 do të jenë objekt shqyrtimi në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, si dhe në Komisionin për Arsim, në përputhje me fushat që mbulojnë.

Komisioni për Ekonomi ka në rend dite Raportin Vjetor të Punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2025.

Listat e pritjes në institucionet shëndetësore, furnizimi me barna të listës esenciale dhe pajisjet medicinale do të diskutohen nga Komisioni për Shëndetësi.

Komisioni për Mjedis do të shqyrtojë raportin mbi gjendjen mjedisore në Kosovë gjatë vitit 2025. Në mbledhje është ftuar edhe ministrja Fitore Pacolli-Dalipi.

Një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, do të mbajë Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Ndërkaq, Komisioni për Administratë Publike do të shqyrtojë listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.


Shtuar më 24.11.2026 08:13

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetbetpasjokerbetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobetjojobet girişjojobetjojobetstarzbetstarzbet