Një gjykatë në Los Angeles ka urdhëruar Jessica Alba-n t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj Cash Warren 577,481 dollarë nga plani i pensionit i kompanisë së saj, disa muaj pasi u finalizua divorci i tyre.

Sipas Page Six , duke cituar dokumente gjyqësore, Warren do të marrë paratë nga përfitimet e daljes në pension të Albës sipas një plani për ndarjen e fitimeve për kompaninë e saj, HonorBar Inc. Vendimi u mor të premten, më 20 nëntor, nga Gjykata e Lartë e Qarkut të Los Angeles.


Përpara transferimit, shuma do të rregullohet për çdo fitim ose humbje nga investimi deri në datën e pagesës. Warren mund t'i tërheqë paratë menjëherë ose t'i transferojë ato në një llogari individuale pensioni ose në një plan tjetër pensioni.

Sipas mediave amerikane, çdo gjë që mbetet në llogari i përket aktores. Pas kësaj pagese, Alba nuk i detyrohet më asnjë përfitim që lidhet me kompaninë e saj.

Ajo më parë i kishte paguar atij tre milionë dollarë

Kjo nuk është pagesa e parë për Warren. Divorci u finalizua në shkurt, kur Alba pranoi t'i paguante atij 3 milionë dollarë për të barazuar ndarjen e aseteve.

Ai e paguan shumën në dy këste prej 1.5 milion dollarësh secili. Asnjëri prej tyre nuk i paguan aliment tjetrit. Warren gjithashtu merr gjysmën e honorareve të Albës nga riprodhimet e projekteve të xhiruara gjatë martesës, përfshirë serialin "The Office". Çifti nuk kishte një marrëveshje paramartesore.

Alba, 45 vjeç, dhe Warren, 47 vjeç, u takuan në vitin 2004 në sheshxhirimin e filmit "Fantastic Four" dhe u martuan në vitin 2008. Ata u ndanë në dhjetor 2024 pas 16 vitesh martesë.

Alba paraqiti kërkesë për divorc në shkurt të vitit 2025 duke përmendur dallime të papajtueshme. Ata kanë tre fëmijë, vajzat Honor (18) dhe Haven (15) dhe djalin Hayes (8). Ata ndajnë kujdestarinë e tyre.