Rrëzohet helikopteri në Kaliforninë Jugore, humbin jetën dy persona
24 Nëntor 2026 |
08:41
Dy persona u vranë të hënën kur një helikopter u rrëzua në një kodër në Temecula, një qytet në Kalifornian Jugore, sipas mediave lokale.
Cal Fire konfirmoi vdekjet për NBC Los Angeles, duke thënë se përplasja ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit sipas orës lokale në rrugën De Portola pranë rrugës Oak Mountain, një zonë afër disa verarive.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha se dy viktimat ishin të vetmit persona në bordin e helikopterit Robinson R22.
Duke thënë se shkaku i rrëzimit është i paqartë, FAA shtoi se do ta hetojë incidentin së bashku me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit.
Lajme të Sugjeruara
Gjermania kontribuesi më i madh neto në buxhetin e BE-së, Franca u rendit e dyta
Një studim i Institutit Ekonomik Gjerman, IW ka bërë me dije se Gjermania mbeti kontribuesi më i madh neto në buxhetin e BE-së vitin e...
Trump kërkon zbatimin e dënimit me vdekje në SHBA: Krimet e rënda meritojnë dënimin më të rëndë
Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën një direktivë të re presidenciale për të shtrënguar zbatimin e dënimit me vdekje në Shtetet e Bashkuara, duke i...
Aksident i rëndë në Emiratet e Bashkuara Arabe, 11 viktima
Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pasi një autobus pasagjerësh dhe një kamion u përplasën në Ras Al Khaimah, një nga shtatë emiratet që përbëjnë Emiratet...
- 08:43 Aksidenti me një viktimë në aksin Elbasan-Peqin, shoqërohet shoferi! Këmbësori ende i identifikuar
- 08:33 Gjermania kontribuesi më i madh neto në buxhetin e BE-së, Franca u rendit e dyta
- 08:30 Trump kërkon zbatimin e dënimit me vdekje në SHBA: Krimet e rënda meritojnë dënimin më të rëndë
- 08:27 Lëviznin me mjet të blinduar dhe armë në Tiranë, 4 në pranga! 2 prej tyre ushtarakë dhe njëri gardist
- 08:15 Aksident i rëndë në Emiratet e Bashkuara Arabe, 11 viktima
- 08:08 Avionët ushtarakë rusë shkelin zonën e mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut, Seuli në gatishmëri