Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohen katër të dyshuar të mitur
Një person është therur me thikë të dielën në Lipjan, pas një përleshjeje fizike mes disa personave.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 10:30.
I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa policia ka arrestuar katër të dyshuar, të gjithë të mitur.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.















