E martë, 24 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Erion Veliaj gati të sfidojë Ramën për Bashkinë e Tiranës, zbardhen detajet
Lajme

Erion Veliaj gati të sfidojë Ramën për Bashkinë e Tiranës, zbardhen detajet

Përplasjet dhe pakënaqësitë brenda Partisë Socialiste mund të reflektohen edhe në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës. Avokati Plarent Ndreca nuk e ka përjashtuar mundësinë që Erion Veliaj të mbështesë një kandidat të tijin për drejtimin e kryeqytetit, duke lënë të hapur edhe skenarin e një përballjeje brenda së majtës.

I pyetur nëse kryebashkiaku aktual mund të dalë me një kandidaturë të mbështetur prej tij në zgjedhjet e ardhshme lokale, Ndreca nuk dha një përgjigje përfundimtare, por pranoi se një skenar i tillë nuk mund të përjashtohet.

Sipas tij, aktualisht duhet të tentohet fillimisht zgjidhja e problematikave brenda organizimit të socialistëve, ndërsa nëse kjo përpjekje dështon, mund të shqyrtohen edhe alternativa të tjera politike.

“Sigurisht, të gjitha janë të mundura potencialisht, por unë nuk mund të them tani se çfarë do të ndodhë. Hapi i parë është që të përpiqemi të gjithë të rregullojmë çfarë duhet rregulluar tek organizata jonë. Nëse organizata nuk përgjigjet, patjetër që do të elaborohen të gjitha mundësitë e tjera”, deklaroi Plarent Ndreca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.