Kukësi zgjohet nën temperatura të ulëta/ Dëbora zbardh disa njësi administrative, vështirësohet lëvizja e mjeteve për shkak të prezencës së akullit

Këtë të martë, qarku i Kukësit, është zgjuar me mot të qëndrueshëm dhe pa reshje shiu apo bore, por temperaturat kanë shënuar rënie, duke zbritur nga 4 gradë Celsius në qytetin e Kukësit deri në -3 gradë në zonat e thella të banuara, mbi 900 metra mbi nivelin e detit.

Ndërkohë, gjatë natës, reshjet e borës kanë zbardhur disa njësi administrative, si Shishtavec, Zapod, Topjan, Grykë-Çajë, Kalisi dhe Arrën.

Të lidhura

None found

Shtresa e borës, nuk e ka kaluar trashësinë prej 5 centimetrash dhe nuk ka shkaktuar bllokim të rrugëve.

Megjithatë, në këto zona ka prezencë të akullit në akset rrugore, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat e thella malore.


Shtuar më 24.11.2026 09:21

Tags: ,
Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetbetpasjokerbetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobetjojobet girişjojobetjojobetstarzbetstarzbetGrandpashabet