Përmes një njoftimi zyrtar, FSK-ja ka bërë të ditur se ushtari ka pësuar lëndime të lehta dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Dje, gjatë realizimit të një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, një pjesëtar i FSK-së, ka pësuar lëndim të lehtë. Menjëherë pas incidentit, pjesëtarit i është ofruar ndihma e parë mjekësore, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe gjendja shëndetësore e pjesëtarit është stabile”, thuhet në njoftim.

FSK-ja nuk ka bërë të ditur shkakun e incidentit, por ka njoftuar se rrethanat e ngjarjes po shqyrtohen nga strukturat përgjegjëse.

“Rrethanat e incidentit janë duke u trajtuar nga strukturat përgjegjëse, në përputhje me procedurat institucionale. Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e standardeve dhe procedurave të sigurisë gjatë realizimit të të gjitha aktiviteteve stërvitore dhe operacionale. FSK-ja i uron pjesëtarit shërim të shpejtë dhe rikuperim të plotë”, thuhet në njoftimin e FSK-së./KP