Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri Konferenca e Kryetarëve ka vendosur datën kur do të zhvillohet në Kuvend mocioni me debat i kërkuar nga Partia Demokratike, lidhur me gjetjet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026.
Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, palët kanë rënë dakord që debati parlamentar të zhvillohet në seancën plenare të datës 10 dhjetor 2026.
Kërkesa për mocionin me debat është paraqitur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i cili kërkon që në Kuvend të diskutohen problematikat e evidentuara në raportin e fundit të Komisionit Evropian, veçanërisht ato që lidhen me funksionimin e institucioneve dhe kontrollin parlamentar mbi qeverinë.
Ndërkohë nuk ka pasur dakordësi për projektkalendarin, i cili i kalon seancës plenare.
Top Channel