Konferenca e Kryetarëve, ka caktuar datën 10 dhjetor 2026 për zhvillimin e mocionit me debat të kërkuar nga Partia Demokratike mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026.
Kërkesa e opozitës, ishte pika e parë e rendit të ditës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e drejtuar nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.
Të lidhura
None found
Pas diskutimeve mes palëve, u arrit dakordësia që mocioni me debat të zhvillohet gjatë seancës plenare të datës 10 dhjetor 2026.
Ndërkohë, në mbledhje u shqyrtuan edhe projektprogrami i punës së Kuvendit dhe projektkalendari i punimeve për periudhën 7–25 dhjetor 2026.
Pavarësisht diskutimeve, për këto dy çështje nuk u arrit mirëkuptimi mes palëve, ndaj do t’i kalojnë për votim seancës plenare.
Pra sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, Konferenca e Kryetarëve arriti konsensus vetëm për datën e zhvillimit të mocionit me debat, ndërsa për projektprogramin dhe projektkalendarin e punimeve vendimmarrja do t’i takojë seancës plenare.
Njoftimi i Kuvendit:
Në drejtimin e Kryetarit, z. Niko Peleshi, u mblodh Konferenca e Kryetarëve. Pika e parë në rendin e ditës ishte shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për Mocion me zhvillim debati. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve arriti mirëkuptimin dhe vendosi me dakordësi që mocioni me debat të zhvillohet në seancën e datës 10 Dhjetor 2026.
Pika e dytë dhe e tretë në rendin e ditës ishte shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 7 – 25 dhjetor 2026 dhe shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 7 – 25 dhjetor 2026. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti mirëkuptimin dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare.







