Ka ndërruar jetë në Spitalin e Fierit edhe Jakup Hasani, 47-vjeçari i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të ndodhur mëngjesin e së hënës në Fier. Hasani iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri. Në këtë atentat humbi jetën në vendngjarje edhe 60-vjeçari Selami Hasani. Hakmarrja është njëra prej pistave që po hetohet, ndërkohë bëhet me dije se deri më tani janë shoqëruar dhe pyetur në polici 16 persona.