Valdrin Haziri është shpallur kapiten i javës me ç’rast kishte edhe një avantazh në lojë.

Ai pati mundësinë për të dërguar një person në nominim dhe banori që zgjodhi ishte Edita Abazi.


Grimerja reagoi ashpër duke shtuar se ishte e qëllimshme, jo nga Valdrini, por nga bashkëshortja.

Foto: Screenshot/Instagram

“Së pari gruaja jote ka ardhur këtu ekstra që të më sulmoj, nuk është mendimi i juaj, është mendimi i saj. Nuk ke pasur kësi mendimi, sidoqoftë votomni”, u shpreh ajo.

Valdrini tutje iu kundërpërgjigj: “Nuk më kanë pëlqyer shumë gjëra prej saj, e ndryshoi krejt lojën, faleminderit për bukën e të gjitha. Thjesht nuk më pëlqen loja, vazhdojmë tutje”.

Foto: Screenshot/Instagram

Edita më tej theksoi: “Valdrina dje kur ka ardhur personi që e ka sulmuar direkt kam qenë unë, më ka sulmuar indirekt. Kështu e di që mendimi nuk ka qenë i tij, por i saj”.

Sido që të jetë, Valdrina ka ngelur e habitur, duke mos e pranuar një gjë të tillë. /Telegrafi/