• Kontakt
Tuesday, November 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

Fillimi AKTUALITET

BB paralajmëron Ramën për inceneratorët: Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll

10:15 : 24/11/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Banka Botërore rekomandon që Shqipëria të mos ndërmarrë investime të reja në impiante për prodhimin e energjisë nga mbetjet pa garantuar më parë procedura konkurruese dhe transparente të prokurimit, kontroll të besueshëm të kontratave dhe një sistem funksional të grumbullimit e trajtimit të mbetjeve.

Në raportin më të fundit për Shqipërinë, Banka Botërore i kushton një seksion të posaçëm inceneratorëve në Shqipëri, duke vënë në dukje problemet që kanë shoqëruar koncesionet e Tiranës dhe Elbasanit.

Sipas saj, koncesionet e incinerimit në këto dy qytete kanë qenë objekt hetimesh lidhur me procedurat jokonkurruese të prokurimit dhe zbatimin e kontratave. Këto zhvillime kanë ngritur shqetësime për raportin ndërmjet kostos dhe përfitimit nga fondet publike, ekspozimin ndaj rreziqeve fiskale dhe pavarësinë e proceseve të kontraktimit.

Raporti vlerëson se investimet në incinerim janë veçanërisht të ndjeshme ndaj dobësive të qeverisjes, pasi kërkojnë kapital të konsiderueshëm dhe zakonisht mbështeten në koncesione afatgjata. Për këtë arsye, ato kanë nevojë për sasi të qëndrueshme mbetjesh, tarifa që mbulojnë kostot, kontrata të qarta dhe mbikëqyrje efektive nga institucionet përgjegjëse.

Lexo edhe:

40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

Programi i Rindërtimit zvarritet për vdekje në Bashkinë e Tiranës

Banka Botërore evidenton se sektori shqiptar i mbetjeve vazhdon të karakterizohet nga përgjegjësi institucionale të paqarta, procedura të fragmentuara të lejeve, monitorim i dobët i kontratave dhe probleme me transparencën e prokurimeve.

Shqipëria depoziton në landfill mbi tri të katërtat e mbetjeve

Problemi nuk kufizohet vetëm te mënyra e dhënies së kontratave. Banka Botërore vëren se kushtet aktuale të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri nuk ofrojnë ende një bazë të qëndrueshme për investime të mëdha në trajtimin termik.

Sipas të dhënave të vitit 2023, rreth 76.5% e mbetjeve bashkiake në Shqipëri përfundonin në landfill, ndërsa vetëm 4.6% ricikloheshin ose kompostoheshin. Në Bashkimin Evropian, për të njëjtin vit, depozitimi në landfill përbënte 22.5%, ndërsa riciklimi dhe kompostimi 48%.

Raporti thekson se në sistemet evropiane prodhimi i energjisë nga mbetjet përdoret për trajtimin e pjesës së mbetur pasi janë zbatuar masat për parandalimin, ripërdorimin dhe riciklimin. Në BE, gjatë vitit 2024, rreth 25% e mbetjeve bashkiake trajtoheshin përmes incinerimit me rikuperim energjie.

Në Shqipëri, situata është e ndryshme. Ndarja e mbetjeve që në burim mbetet shumë e kufizuar, grumbullimi kryhet kryesisht në mënyrë të përzier dhe një pjesë e mbetjeve përmban materiale të papërshtatshme për trajtim efikas. Situata ndërlikohet edhe nga ndryshimet sezonale të sasive të mbetjeve, veçanërisht në zonat turistike.

Sipas Bankës Botërore, këto kushte e bëjnë të vështirë sigurimin e një furnizimi të parashikueshëm dhe me cilësi të përshtatshme për impiantet e prodhimit të energjisë nga mbetjet, duke shtuar rrezikun financiar të investimeve.

Banka Botërore nuk përjashton incinerimin, por kërkon ndryshim të modelit

Megjithëse evidenton problematikat e koncesioneve ekzistuese, Banka Botërore nuk rekomandon përjashtimin e incinerimit nga sistemi i ardhshëm i menaxhimit të mbetjeve.

Përkundrazi, raporti vlerëson se trajtimi termik mund të luajë një rol kalimtar në menaxhimin e mbetjeve të mbetura, ndërkohë që zhvillohen sistemet e ndarjes dhe riciklimit.

Megjithatë, sipas institucionit, rendi i ndërhyrjeve është vendimtar. Fillimisht duhet të krijohen kushtet për sigurimin dhe gjurmimin e sasive të mbetjeve që do të trajtohen, ndërsa institucionet duhet të dëshmojnë se janë të afta të zhvillojnë procedura konkurruese, transparente dhe të monitorueshme.

Kjo do të thotë se zgjedhja e teknologjisë duhet të lidhet jo vetëm me nevojat e vendit për trajtimin e mbetjeve, por edhe me kapacitetin real të institucioneve për të administruar investime të kushtueshme dhe kontrata afatgjata.

Në këtë kuadër, Banka Botërore paraqet disa modele të mundshme partneriteti publik-privat, përfshirë rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese, ndërtimin e qendrave të integruara të trajtimit dhe, në kushte të caktuara, kombinimin e rehabilitimit të landfilleve me prodhimin e energjisë.

Si shembull rajonal përmendet projekti i landfillit Vinča në Serbi, një partneritet publik-privat me vlerë 300 milionë euro, që kombinon rehabilitimin e një venddepozitimi të pakontrolluar me ndërtimin e impianteve të reja të trajtimit dhe depozitimit të mbetjeve.

Kërkohet kontroll i pavarur për të rikthyer besimin

Përtej teknologjisë, Banka Botërore kërkon ndryshime në mënyrën si planifikohen, kontraktohen dhe monitorohen shërbimet e menaxhimit të mbetjeve.

Ndër rekomandimet kryesore është publikimi i një programi shumëvjeçar të investimeve dhe partneriteteve publik-private, zhvillimi i tenderëve të hapur konkurrues, përcaktimi i detyrimeve të shërbimit publik dhe publikimi i treguesve të verifikueshëm të performancës.

Raporti propozon gjithashtu vendosjen e sistemeve të peshimit dhe gjurmimit digjital të mbetjeve, me parimin “pa të dhëna, pa pagesë”, në mënyrë që pagesat ndaj operatorëve të mbështeten në sasi dhe shërbime të dokumentuara.

Një tjetër rekomandim lidhet drejtpërdrejt me rikthimin e besimit publik pas hetimeve për inceneratorët. Banka Botërore sugjeron që reformat të testohen fillimisht në një ose dy bashki apo nënrajone, si korridori Tiranë–Durrës ose Vlora, dhe rezultatet të verifikohen në mënyrë të pavarur e të publikohen.

Sipas raportit, vetëm pasi këto masa të dëshmojnë se funksionojnë, modeli i ri mund të shtrihet në të gjithë vendin.

Në këtë mënyrë, Banka Botërore e lidh të ardhmen e investimeve në incinerim jo thjesht me nevojën për kapacitete të reja trajtimi, por me aftësinë e Shqipërisë për të garantuar konkurrencë, kontroll të shpenzimeve publike dhe administrim të besueshëm të sistemit të mbetjeve. /ekofin.al

Etiketa: Banka BotëroreEdi RamainceneratoreShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

08:57 : 24/11/2026
AKTUALITET

Programi i Rindërtimit zvarritet për vdekje në Bashkinë e Tiranës

08:42 : 24/11/2026
AKTUALITET

Kikia: Kandidati i PS-së për Tiranën do të paguajë faturën e protestave dhe korrupsionit

22:50 : 23/11/2026
AKTUALITET

“Të gjithë me dosje në SPAK”/ Beci: Rama po amortizon koston politike të skandaleve

22:34 : 23/11/2026
AKTUALITET

“PS ka vetëm një pronar”, Nesho: Rama i trajtoi socialistët si ushtarë të pushtetit të tij

21:59 : 23/11/2026
AKTUALITET

Shkullaku: Rama në pikën më të dobët! Po eliminon këdo që i del përpara në PS

21:50 : 23/11/2026

TË GJITHA

BB paralajmëron Ramën për inceneratorët: Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll

10:15 : 24/11/2026

Kukës/ Tentuan të merrnin peng 42-vjeçarin pas konfliktit, arrestohen xhaxhai dhe nipi

10:12 : 24/11/2026

Akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të krimit, Gjykata shpall të pafajshëm Erzen Breçanin

09:59 : 24/11/2026

Tritol lokalit të shqiptarit në Athinë, shkak dyshohen larja e hesapeve dhe gjobvënia

09:57 : 24/11/2026

Prrenjasi prej 20 orësh në errësirë! Defekti në linjën nëntokësore lë pa energji një pjesë të qytetit

09:46 : 24/11/2026

Raporti i KE për Shqipërinë/ Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat

09:34 : 24/11/2026

Dëbora dhe ngricat mbulojnë verilindjen, vështirësi në qarkullim në disa akse

09:26 : 24/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com