Petro Gjikuria, ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, është paraqitur sërish sot në dyer e SPAK, bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Edhe pak ditë më parë Gjikuria u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku dorëzoi prova të reja lidhur me kallëzimin për krime zgjedhore në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit 2024.