Në zonat malore moti ka marrë pamje dimërore. Ulja e temperaturave ka sjellë reshjet e para të borës në Bulqizë e Kukës, duke paralajmëruar afrimin e dimrit.
Një problematikë që paraqitet është grumbullimi i ujit përballë Terminalit të Udhëtarëve në Bulqizë, por nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo ndërprerje të energjisë elektrike.
Edhe në Kukës, janë regjistruar reshje të lehta dëbore në zonën e Kalimashit.
Gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit, Rruga e Kombit dhe aksi Kukës-Shishtavec janë prekur nga ngricat, ndaj është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugës.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit dhe të përdorin automjete të pajisura me goma dimërore.
Ndërkohë, në Tropojë është bllokuar qarkullimi në segmentin Bajram Curri–Cërnicë, ku është shembur bazamenti i rrugës. Policia ka bllokuar qarkullimin për të shmangur rrezikun dhe e ka devijuar në aksin Sopot–Ura e Bujanit.
Ndërprerje të energjisë elektrike raportohet në Mamëz e Surroj të Kukësit dhe në Cerem të Tropojës.








Komente
Komento