Kapen dy të kërkuarit në Kukës, xhaxha e nip! Tentuan të merrnin peng një 42-vjeçar pas një konflikti

24 Nëntor 2026 | 10:31

Policia e Kukësit ka arritur të vërë në pranga këtë të martë dy persona të shpallur në kërkim, të cilët katër ditë më parë kishin tentuar të merrnin me forcë një 41-vjeçar, me të cilin ishin konfliktuar për motive të dobëta.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë S. J., 45 vjeç, dhe S. J., 24 vjeç, xhaxha dhe nip, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konfliktuar me 41-vjeçarin.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, më datë 20.11.2026, janë konfliktuar me shtetasin V. D., 42 vjeç, për motive të dobëta. Disa orë më pas, në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, dyshohet se i kanë prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi V. D., së bashku me një punonjës policie, dhe kanë tentuar ta marrin me forcë shtetasin V. D., duke e goditur me sende të forta, si dhe duke dëmtuar automjetin e tij.

Punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për të neutralizuar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera të Policisë. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grupi parlamentar i PS voton pro heqjen nga grupi të Elisa Spiropalit, abstenojnë Braçe dhe Çuçi

Grupi parlamentar i PS ka votuar pro heqjen nga grupi te deputetes Elisa Spiropali. Euronews Albania meson se deputetet Erion Braçe dhe Bledi Çuçi kane...
10:34 | 24/11/2026

Akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin

Gjykata penale e Tiranës këtë të martë ka marrë vendimin dhe e ka shpallur të pafajshëm ish-zyrtarin e Policisë së Shtetit, Erzen Breçani. Çështja ndaj...
09:59 | 24/11/2026

Rënie e temperaturave dhe reshje dëbore, situata e rrugëve dhe kushteve hidrologjike në qarkun e Shkodrës

Pavarësisht rënies së temperaturave dhe reshjeve të dëborës në disa zona të qarkut, situata në nivel qarku paraqitet e qëndrueshme. Në Bashkinë Shkodër, gjatë ditës...
09:44 | 24/11/2026