I parashikuar të niste operimin në shkurt 2026, aeroporti i Vlorës nuk duket gjëkundi ndërkohë nuk ka asnjë lloj informacioni as transparencë lidhur me këtë investim të rëndësishëm.
Opozita shqiptare ka kërkuar hetim të plotë, të pavarur dhe pa vonesa për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, duke i bërë thirrje SPAK-ut të japë përgjigje për ecurinë e çështjes dhe të verifikojë rolin e të gjithë personave të përfshirë në vendimmarrje, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Por çfarë thuhet në Vlorë?
Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Vlorës , Atird Hoxha shpreh shqetësimin për mungesën e transparencës.
“Sot që po flasim nuk ka asnjë lloj informacioni as transparence lidhur me investimin në aeroportin e Vlorës. Është e pafalshme që qeveria nuk bën pikën e transparencës. Nga qeveria shqiptare na është thënë që ka ndërhyrë dhe është zgjidhur kontrata koncesionare. Nëse është zgjidhur në cfarë faze të veprimeve ligjore është, sepse në fund fare taksapaguesit, jugu i Shqipërisë ka interes të jetë funksional dhe ky aeroport duhej të ishte i gatshëm të operonte në shkurt 2026 ndërsa ne jemi në fund të nëntorit 2026 dhe nuk duket gjëkundi” thotë Hoxha në një intervistë me video me emisionin ‘Kafe Shqeto’
Edhe Hoxha i bën thirrje SPAK të nisë hetimet pasi jemi përpara një fakti flagrant ku një investim strategjik është peng i disa aferave korruptive dhe përplasjeve mes bandave qeveritare për të marrë aksionet në aeroportin e Vlorës.
“Sot shohim një gërmadhë që nuk ka asnjë lloj perspective të bëhet funksional. Është e pafalshme që Vlora turistike, ashtu sic qeveria pretendon, sot është praktikisht pa port dhe pa aeroport.
Aeroporti nuk u bë funksional për shkak të korrupsionit dhe qytetarët pasi u iluzionuan me propagandën e qeverisë se ky aeroport do të vihej në funksion në shkurt 2026, duke parë dhe aferat që kemi parë prokuroria duhej të kishte vepruar sepse jemi përpara një fakti flagrant ku një investim strategjik është peng i disa aferave korruptive dhe përplasjeve mes bandave qeveritare për të marrë aksionet në aeroportin e Vlorës. Qytetarët janë të qartë si është ndërtuar ky pazëll, që nuk kishte qëllim për tu ardhur në ndihmë qytetit të Vlorës por për të kapur një pikë strategjike për jugun e Shqipërisë”
© SYRI.net
Pr/ Buxheti 2027/ Partia e Lirisë depoziton 2 amendamente: 35% rritje pagash për zjarrfikësit dhe Policinë e Burgjeve
Vëzhgimi - Privatësia e kërcënuar, Fidhe: Përdorimi i AI në kamera është i rrezikshëm dhe e pabazuar në ligj
‘Përmes aktit normativ, qeveria futet në xhepin e qytetarëve’, Grimçi: Qëllimi të sfumohet e shpërbëhet protesta